
Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu, duke komentuar zhvillimet politike në vend, u shpreh se drejtësia është e kapur.
Balliu tha se problemi që kanë me Sali Berishën është se nuk duan të ndjekin ligjin por t’i mbyllin gojën Berishës.
“Ajo që ka rëndësi këtu është që a është kapur drejtësia. Saimir Tahirit nuk iu la policia jo te dera e shtëpisë por as në lagje. Asnjërit nuk i është ndaluar komunikimi me familjen. Problemin me Berishën, nuk e kanë se duan të ndjekin ligji, por se duan ti mbyllin gojën. Juve vazhdoni të paguani për inceneratorët. Rama del vet e thotë që unë jam pronar i Reformës. Justifikimi i tyre është se kemi arrestuar tanët”, tha Balliu në “Euronews”.
Lini një Përgjigje