TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2023, 21:46

“Çështja Berisha”/ Manjani: Gjyqtarët nën presion, u kërkohet të marrin një vendim që s’merret

Shkruar nga Pamfleti

“Çështja Berisha”/ Manjani: Gjyqtarët nën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke komentuar zhvillimet politike të lidhura me drejtësinë tha se gjyqtarët që po gjykojnë dosjen për ish-kryeministrin Sali Berisha janë në një presion shumë të madh nga qeveria dhe faktori ndërkombëtar.

Manjani në një intervistë televizive u shpreh se gjyqtarëve po u kërkohet që të marrin ndaj Berishës një vendim që nuk mund të merret.

Ndërsa sipas tij, Reforma në Drejtësi ka dështuar, pasi 60 % e personave të izoluar, ndodhen në paraburgim pa vendim gjykate.

Kjo është një histori që u ka mbetur në derë atyre. Unë kam një keqardhje për gjyqtarët atje, sepse ata janë në një presion të jashtëzakonshëm, u kërkohet që të marrin një vendim që nuk merret. Që të rrëzojnë kërkesën e prokurorit do këllqe. Ata janë prokurorët e Amerikës, të Europës, të Ramës, të Bidenit dhe vetëm të Shqipërisë nuk janë. Janë edhe shqiptarët pastaj që thonë t’ja marrim lopën tjetrit. 60 % e të izoluarve e sot janë në paraburgim pa vendim gjykate.

Cilido që ka 2 pare mend në kokë dhe do të kuptojë se çfarë ka ndodhur me Reformën në Drejtësi, të shikoj burgjet, 60 % e të burgosurve janë në paraburgim pa vendim gjykate. Pse është bërë paraburimi masë burgimi? Sepse ka thënë Rama burg, burg, burg. Nga 5200 persona që janë sot në burgje, 3100 janë të paraburgosur, në shifër zyrtare. Kjo është shumë më e rëndë sesa personi Sali Berisha dhe Edi Rama. Është dështim i bukur, sepse populli shqiptar i do të gjithë në burg”, tha Manjani në “Euronews”.

ylli manjani çështja berisha spak

Lini një Përgjigje