
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar emrin e efektivit që u përplas sot me Luan Baçin. Duke folur nga dritarja e banesës, ai tha se efektivi quhet Altin Muço, teksa e kërcënoi hapur se nuk ka vend në tokë ku do fshihet.
Opozita akuzon efektivin se ka kapur me dorë armën gjatë përplasjes me deputetët, por policia pretendonte të kundërtën. Sipas saj, policët nuk kanë pasur armë dhe ajo që pretendon opozita është një spray djegës.
“Altin Muço, ti që nxore revolen ndaj deputetit, vend mbi tokë nuk do të kesh! Bandit, mercenar që nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh ligj, nuk njeh moral. Nuk të mbron ty as Ervin Porja apo Troplini, as Ilir Shullazi, as Edvin Hajduti. Nuk të mbron njeri ty! Ke bërë një akt që nuk e ka bërë kush nga viti 1945 gjer sot.
Trimëria, guximi, vendosmëria e deputetëve të opozitës në sallë dhe jashtë sallës e shndërroi parlamentin në kështjellën e pamposhtur të opozitës. E shndërroi parlamentin në kështjellën e qëndresës, në kështjellën e fitores”, tha ai.
Lini një Përgjigje