TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2023, 16:08

“Berisha s’mund të jetë kryeministër”, Gjekmarkaj: Duhet të krijojmë një parti që t’i përfshijë të gjitha forcat opozitare

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha s’mund të jetë kryeministër”,

Tryezat kanë shkrirë akujt mes demokratëve të Berishës dhe të Bardhit por deputeti Agron Gjekmarkaj, thotë se pritet shumë më shumë se kaq.

Më shumë rëndësi sipas Gjekmarkajt tani është krijimi i një opozite të fortë e cila të japë një alternativë për zgjedhjet e 2025.

“Demokratet duan bashkim dhe me shume se kaq dhe ajo me shume se bashkim është një parti demokratike e re, jo siç ka qene përpara, një parti e modernizuar, qe ka një gare te vërtetë. Të paktën të kemi një opozitë të fortë, një opozitë federative, që është e gatshme ti përfaqësojë të gjitha shtresat opozitare, t’i jap një simbol, kandidatin për kryeministër”, tha ai.

Ky kandidat, sipas gjekmarkaj, nuk mund të jetë Berisha. Teksa shtoi se nuk e shqetëson mungesa e logos, për të cilën Berisha e të tijtë ka bërë një betejë të madhe, pa sukses.

“Berisha është faktor kryesor opozitar, shumë vota janë të tijat. Berisha ka vendin e vet. Logoja shqetësimi i fundit. idetë çojnë përpara më shume se sa simbolet e logot”, tha Gjekmarkaj.

gjekmarkaj berisha opozita

Lini një Përgjigje