TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2023, 13:08

"Do të dalë më suprem se Kurti", Tabaku sulmon Ramën: Mbështetja e Kosovës tregohet me vepra jo me fjalime të gjata

Shkruar nga Pamfleti

"Do të dalë më suprem se Kurti", Tabaku sulmon

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka shprehur kritikën e saj për qasjen e kryeministrit Edi Ramës dhe qeverisë ndaj çështjes së Kosovës.

Tabaku u shpreh se qëndrimi ka qenë i ulët, aq sa sipas saj Rama po përdorte për të dalë më suprem se Albin Kurti.

"Sulmi i 24 shtatorit, terrorist i një grupi të armatosur nga Serbia sigurisht që kishte qëllim primar destabilizmin me armën dhe cenueshmërinë e institucioneve të Kosovës dhe shtetit të saj. Fuqitë e barutit që përpiqen të rindezin konfliktet në rajon e jo rikthimin e fantazmave të së shkuarës.

Njeriu është ajo çfarë bën dhe ajo çfarë thotë por ne kemi dështuar sot në politikë dhe ministri ka dështuar i cili tha se çështja e Kosovës i takon politikës së jashtme. Kemi qenë të zënë se kush e do më shumë, a thua se matet atdhedashuria nga fjalimet e gjata dhe elokuenca. Përtej elokuencës, kanë rëndësi veprimet. Ky është shqetësimi i opozitës, a janë qëndrimet zyrtare të Shqipërisë jo vetëm para 24 shtatorit në favor të saj e të sigurisë së rajonit. Ne nuk kemi parë ende një qëndrim të qartë e të prerë në të drejtën e Kosovës në publikimin e provave e fakteve.

Kemi një garë të pakuptimtë se kush është më i pëlqyer kryeministri i Shqipërisë apo i Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet, sepse kjo seancë që ishte për të dënuar sulmet e Serbisë, pak është debatuar sot”, tha Tabaku

tabaku rama kosova

Lini një Përgjigje