Deputetja Flutura Açka e ka cilësuar skandaloz fjalimin e kryeministrit Rama për çështjen e Kosovës.
Sipas saj Rama bëri një fjalimi skandaloz që më shumë ishte një ftesë për Vuçiçin për të filluar spastrimin në Kosovë.
‘As frymëzonte as kishte asgjë të re. Justifikime dhe ankesa pa fund ndaj sharjeve që i janë bërë. A thua se është Tom Akuçi dhe duhet të frymëzohet nga Facebook. Fjalimi skandaloz e përshëndet me poezinë e një autori Facebook-u. Për ta sharë Rusinë i thoshe 3 vargje: Rusi, Rusi ke qenë superfuqi tani s’je më. Kështu më bëri përshtypje edhe kryeministri sot me fjalimin e tij.
Pas takimit të Nanos me Millosheviçin ku pinë konjak, nisi gjenocidi serb ndaj Kosovës. Ndjej keqardhje për atë fjalim por do ndalem te 3 çështje.
1- KFOR në veri
2- Paralelizmi i Kosovës me atë të Izraelit që s’kanë sot asnjë gjë të përbashkët përveçse i paska rënë në gojë Bill Clintonit.
3- Fjala e fundit e korregjuar e Nolenmen, fjala është thënë dhe është premtuar. Gazetari e kuptoi që do duhej bërë një qokë, Fjalimi i tij i sotëm mu duk një ftesë për Vuçiçin për të filluar spastrimin në Kosovë.’- tha Açka.
Lini një Përgjigje