TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2023, 18:42

Berisha “shpërthen” ndaj Ramës për qasjen ndaj Albin Kurtit: Po sillet në mënyrë vulgare për të mbrojtur padronin e tij serb

Shkruar nga Pamfleti

Berisha “shpërthen” ndaj Ramës për qasjen ndaj Albin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve që Edi Rama ka pasur ndaj Albin Kurtit sa i takon tensioneve në Veri të Kosovës. Rama ka qenë kritik ndaj tij dhe për Berishën ai është sjellë në mënyrë vuglare.

Në rrjetet sociale, Berisha ka treguar disa arsye, që sipas tij kanë detyruar Ramën të sillet në këtë mënyrë. Sipas tij, arsyeja kryesore është sepse po mbron Aleksandër Vuçiçin.

Reagimi i plotë i Berishës

Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

Të dashur miq, ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit, dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjeter.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:

•Së pari, Rama e bën këtë për të mbrojtur padronin e tij, Vuçiç dhe për të nxjerrë Kurtin, që i ka treguar vendin me kohë, si djallin me zile.

•Së dyti, si hakmarrës ai e bënë këtë për të ndërsyer në këtë moment të pafavorshëm për Kurtin forcat politike në Kosovë kundër tij. Por përsëri, për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Vuçiçin, në këtë rast, kjo ndihmë nuk do të pranohet prej tyre.

Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditshme, për një çështje të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklarata:

A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmereshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…

B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën.

Por gabon, sepse përveç Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri.

berisha rama vucic

Lini një Përgjigje