
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në Kuvend gjatë fjalës së ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, duke kritkuar ashpër politikat e subvencioneve për naftën.
Gjatë fjalës së tij, Berisha sfidoi ministrin që të sjellë një shembull nga vendet e Bashkimit Europian që kanë hequr subvencionet për karburantin në sektorin bujqësor.
“Le të gjejë një vend të vetëm në BE që ka hequr subvencionin e naftës. Asnjë vend! Ja u them unë juve. Vendet në BE ndahen në 3 grupe, ato që bëjnë subvencione maksimale, mesatare dhe më të ulëta. Këtë vit, gjermania kaloi në subvencion maksimal. Merita jote më e madhe është se futet dosat ne shpërblim. Mirë ke bërë”, u shpreh Berisha.
Debati vjen në një kohë kur çështja e subvencioneve për sektorin bujqësor dhe kostot e karburantit mbetet një nga temat kryesore të diskutimit politik në vend.
Lini një Përgjigje