TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2026, 10:40

Kuvendi debat për Gardën, opozita akuza Ramës: Po përgatit kostumin ligjor për të emëruar drejtuesin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi debat për Gardën, opozita akuza Ramës: Po përgatit

Mazhoranca dhe opozita e nisën seancën e sotme plenare me një debat lidhur me një projektligj sa i takon Gardës së Republikës.

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së kërkoi shtyrjen e diskutimit dhe miratimit të projektligjit, duke theksuar se ky është një qëndrim i mbështetur edhe nga deputetë të opozitës. Balla tha se ky projektligj mund të diskutohet në seancën e 23 prillit.

Por Klevis Balliu, deputet i PD-së, tha se me draftin e paraqitur mazhoranca po synon të qepë kostumin ligjor për të emëruar në krye të Gardës së Republikës personin që ai e ka të preferuar.

“Nuk keni sjellë ndonjë ligj që përmirëson kushtet në Gardën e Republikës, as që mbështet punonjësit e Gardës. Thjesht po qepni një kostum që të emëroni në krye të Gardës atë që ka caktuar Edi Rama”, tha Balliu.

Por për Taulant Ballën akuzat në drejtim të Gardës së Republikës nuk qëndrojnë. Balla ka vlerësuar këtë institucion dhe ka kërkuar nga deputetët që të mos hedhin baltë politike.

Lini një Përgjigje