
Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në Elbasan ku ka prezantuar kandidatët demokratë për garën e 11 majit.
Berisha tha se zotohet për të sjellë ndryshimin e madh në vend dhe rrëzimin e Edi Ramës. Më tej, ai deklaroi se Rama e ka krahasuar me bufin, por sipas Berishës nuk e di që bufi është simbol i mençurisë dhe urtësisë.
Gjithashtu, Berisha paralajmëroi Ramën se më 11 maj do ta nisin atje ku e meriton.
“Ne zotohemi se do ta kalojmë vendin nga gjendje dramatike në Shqipërinë madhështore. Pasi bëri gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, tani përpiqet t’ua paraqesë opozitën në krahasime me hardhuca e zhaba, mirëpo ai vërtetë vetë është shumë i pasur, ka saraje, qindra milionë para në konto sipas OSBE, por është i shkretë dhe i varfër. Më krahasoi mua me bufin, simbolin me mençurisë dhe urtësisë në të gjithë kohërat, nga Athinaja te Harry Potter, Edi Rama je i pashpresë. Të japim fjalën se më 11 maj do të të nisim aty ku e meriton”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje