Sakaq Berisha tha se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës.
Ish-kryeministri Sali Berisha pas seancën plenare, e cila përfundoi në 17 minuta, tha para gazetarëve se kjo ishte seanca e turpit.
Sakaq Berisha tha se mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës
“Për marrjen e pushteteve të Parlamentit dhe bllokimin e të drejtave Kushtuese të deputetëve, ai do të trajtohet si puçist. Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë di kishin venë 15 veta në një derë. Asgjë nuk do e ndalë aksionin politik të opozitës. U detyruan të vepronin kështu. Ne në mbrojtje të Kushtetues nuk njeh kufi. Kjo ishte seance e turpit, janë mëkatarë, ata që folën sot sidomos.
Ata që folën sot janë mëkatarë kryesorë në grupin parlamentar dhe unë i thashë atij Sinës, se ai e bën për herë të dytë. Ai është grabitqar i pasurive publike të fshatrave të Vlorës, me një gurore ka detyruar që të largohen sa e sa familje. Prandaj e kanë të kapur dhe flet pa asnjë lloj kodi etik, pa asnjë respekt për ligjin dhe Kushtetutën.
Ne nuk dekurajohemi nga deputetët skellevër të Edi Ramës. Ne vazhdojmë betejën tonë, deri në krijimin e komisioneve hetimore”, tha Berisha.
Berisha paralajmëroi lëvizjen e radhës së opozitës, ku tha se masa të forta do merren në vijim.
“Ne në mbetet Parlamenti, atyre turpi”, Berisha paralajmëron lëvizjen e radhës së opozitës: Masa të forta do merren në vijim!”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje