Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp u shpreh se PD nuk do të njohë rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit 2025. Lideri i opozitës i quajti zgjedhjet të paligjshme dhe të manipuluara. Gjithashtu Berisha prezantoi dokumente të 12 qendrave të votimit, të cilat sipas tij, nuk mund të pranohet si kutitë e vërteta, por si kutia të falsifikuara që janë përdorur për të deformuar vullnetin e qytetarëve.
Në deklaratën e tij, Berisha ka drejtuar gishtin ndaj disa prej deputetëve të rinj të mazhorancës, duke i cilësuar si “deputetët e karteleve”.
“Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve,” u shpreh Berisha.
Sipas tij, përveç manipulimeve në procesin e votimit, janë përdorur edhe forma të ndryshme të blerjes së votës.
“Po vërtetohet tashmë edhe dimensioni tjetër: blerja e votës përmes prokurimeve publike, shpërndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe mbjelljes së 100 milionë rrënjë kanabis në territor për qëllime elektorale,” akuzoi Berisha.
Lini një Përgjigje