Kutitë e Kavajës pas rinumërimit kanë surprizuar vetëm Ilir Metën, pasi pritshmëritë e tij publike për tjetërsim votash nuk rezultuan të tilla.
Hapja e 82 kutive rrëzoi pretendimet e aleatit të Berishës për parregullsi , pasi numëruesit herën e parë ishin përpjekur jo për t’i hequr, por për t’i shtuar vota kryetarit të Partisë së lLirisë megjithëse shifrat ishin modeste, vetëm dy vota të marra padrejtësisht.
Procesi i rinumërimit nxori në dritë një tjetër fenomen, kandidatit më të votuar në Bashkinë e Kavajës, Elton Rroshi, kushëriri i ish kryebashkiakut socialist i ishin shtuar 27 vota të pamerituara, që KAS ia hoqi.
Në radhët e socialistëve komisionarët ishin treguar zemërgjerë me drejtuesin politik të partisë socialiste Pandeli Majko duke i kaluar 89 vota te cilat iu shpallën të pavlefshme në rinumërim.
Sot pritet që të mbyllen 13 kutitë e mbetura të bashkisë Kavajës për te vijuar me 56 QV-të e Rrogozhinës qe i japin fund rinumërimit në të gjithë qarkun Tirane.
Përket kandidatëve, një pjesë e të cilëve nisën betejën ligjore për rinumërimin, rezulton se ka pasur devijime votash. Nga demokratët, kutitë e fundit të rihapura kanë nxjerrë në rend të parë me më shumë vota pa meritë Jorida Tabakun. Sipas të dhënave të KQZ, asaj i janë shtuar 256 vota pa meritë nga numërimi i 11 majit. Më pas vjen Ilir Alimehmeti, i cili kërkoi rinumërim, me 135 vota pa meritë, që do t’ju zbriten nga rezultati fillestar.
Dje u hapën edhe kutitë e Kavajës, aty ku pretendimet nuk ishin të kandidatëve të PD-së, më shumë sesa të Metës që nga burgu pretendoi se nuk mori vota aq sa mbështetje reale ka. Sipas tabelës së KQZ, pas rinumërimit Meta rezultoi me 61 vota të pamerituara. Edhe Myslim Murrizi rezulton se ka marrë 44 vota pa meritë.
Sa i përket PS, i pari me më shumë vota të pamerituara ka rezultuar ministri Ervin Hoxha me 287 të tilla. Ndiqet nga Fatmir Xhafaj me 227 vota pa meritë, 125 Xhemal Qefalia, 164 rezulton se ka edhe Erion Braçe, i cili ka shprehur pakënaqësi për rinumërimin dhe KAS, duke e akuzuar këtë të fundit se i ka shpallur votat e pavlefshme. Olta Xhaçka ka 48 vota pa meritë, Blerina Gjylametit i shtohen 17 vota që ia kanë marrë më 11 maj, por sërish nuk mund ta përmbysë diferencën e ngushtë që ka me kolegen e saj socialiste.
Lini një Përgjigje