TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2025, 07:35

Rama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk i bindet Berishës; fotot çfarë nuk u pa në 7 orë seancë

Shkruar nga Pamfleti
Rama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk i
Kryeministri Edi Rama

Kuvendi ka miratuar në seancën e djeshme disa projektligjesh vetëm më votat e mazhorancës, pasi opozita zgjodhi që të largohej nga salla, me përjashtim të deputetit Dashnor Sula.

Në këtë seancë prej më shumë se 7 orësh, ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili u rikthye në seancat plenare për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa më herët këtë javë ndodhej në Hagë në Samitin e NATO-s.

Socialistët votuan ligjet me 74 vota, ndërsa ndryshimet në ligjin për sportin, që krijuan edhe debat në sallë kaluan me 71 vota pro dhe 4 abstenim. Deputetët që abstenuan ishin socialistët Erion Braçe, Petro Koçi, dhe nga PD Dashnor Sula e Meri Markiçi nga PSD.

Konkretisht:

Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”- 74 pro, 1 abstenim

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”- 74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”- 74 vota pro, 0 abstenime, 0 vota kundër

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”- 74 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, – 70 vota pro, 4 abstenim, 0 vota kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”- 71 pro, 1 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”- 72 pro, 0 kundër, 0 abstenim

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”- 71 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligj “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”- 72 pro, 2 abstenim, 0 kundër

Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”. 73 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Rama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk iRama rikthehet në Kuvend dhe miraton ligjet me 74 vota, Dash Sula nuk i

 

kryeministri edi rama

Lini një Përgjigje