TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 13:00

Berisha: Ne e shpëtuam vendin nga gjysma e zezë e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Ne e shpëtuam vendin nga gjysma e zezë e Edi Ramës
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, që prej muajit shkurt të vitit 2025.

Berisha tha se po të mos kishte qenë për protestat e Partisë Demokratike për javë me radhë poshtë bashkisë, Veliaj sot do të ishte ende në zyrë dhe i pa hetuar.

“Po ju them se po të mos ishte për protestat e udhëhequra nga Belind Këlliçi, në 46 javë në çdo lloj moti, Erion Veliaj do ishte në zyrë sot. Dhe ne të jemi realist, të gjithë e dinim se Erion Veliaj nuk ishte Edi Rama, ama në ligësira, nëqoftëse kishte vëlla siamezë me Edi Ramën dhe të papërsëritshëm ishte Erion Veliaj. Kështuq ë ai mund dhe ai diell, ka qenë një nga më të rëndësishmet që ka bërë PD. Ne shpëtuam vendin nga gjysma e zezë e Edi Ramës. Gjysma tjetër është akoma më e zezë.”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu ka reaguar ashpër ndaj aferës së tunelit të Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përgjegjësi direkte në këtë skandal financiar.

“Ajo nuk është kokë turku. Nuk është e para në këtë aferë, por është e përfshirë deri në veshë, përgjegjëse për tërësinë e aferës.”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, Rama dhe Balluku kanë bashkëpunuar ngushtë në këtë projekt korruptiv. “Këtej thotë ‘palloshi i gjatë’, këtej firmos 50 milionë. Kjo është afera ku mbreti ka dalë lakuriq. Nuk mund t’ia faturojmë të gjitha sulltaneshës, s’mund ta mbrojmë.” theksoi ai.

berisha rama

Lini një Përgjigje