Sipas tij, seanca e kaluar “u bë për të maskuar 18 Erion Veliaj”.Ish kryeministri iu drejtua kryetarit te Kuvendit, Niko Peleshi, duke i thënë “se shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit të Evropës”.
Kreu i PD-së, Sali Berisha në Kuvend tha se seanca e kaluar ku qeveria miratoi pa debat programin “duhet të hidhet në koshin e plehrave”.
Berisha e cilësoi këtë seancë si një nga ngjarjet më të paprecedenta dhe më të turpshme në historinë parlamentare të vendit.
'Ai do mbetet si procesverbali më i turpshëm nbë historinë e tij, ky turp do mbulojë ata të cilët zhvilluan një seancë si ajo, e pashembullt. E bënë atë vetëm e vetëm për të maskuar 18 Erion Veliaj.
Nuk mund t’ia bëje vendit tënd kurrë, pse një grusht të papërgjegjshëm janë frikë dhe kërkojnë të kalojnë pa transparencë dhe pa votim.Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentarizmit të Evropës.', tha ai.
Ai i kërkoi kryeparlamnetarit Peleshi që të rikthejë seancën e 18 shtatorit, përndryshe to ta rikthejë Gjykata Kushtetuese.
“Nuk mund t’ia bëje vendit tënd kurrë pse një grusht të papërgjegjshëm që kanë frikë e turp nga vetja e tyre kërkojnë të kalojnë pa transparencë, pa votim e pa asgjë. Ti shënove rekordin më të zi në historinë e parlamentit shqiptar, në historinë e Europës e botës dhe të çdo regjimi. Ndaj rikthe seancën të mos e kthejë Gjykata Kushtetuese, por ta kthejë parlamenti e të bëhen zhvillimet. Ata që kanë frikë nga vetja e tyre le t’ia mbathin e të ikin. Nuk është përgjegjshmëria jonë kjo. Është e tyre”, tha Berisha.
Opozita në bllok po kërkon ripërtëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë, program, që seancën e kaluar u miratua direkt pas kaosit që opozita krijoi në sallë. Kryeministri Edi Rama mungon në sallë.
Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka nuk janë në këtë seancë pasi u përjashtuan për 10 ditë si ndëshkim për kaosin që shkaktuan në seancën ku u votëbesua kabineti i ri qeveritar.
Këto organizma janë vetëm për të marrë rrogat, vendimet i merr zullapi , më keq se në turqininë e Haxhi Qamilit. Moj Europë moj kurva e motit qëni re mohit besës Zotit… që ushqen e përkrah këtë tufë hijenash gjakpirëse mbi një popull të martirizuar…