
Ka patur sërish debate në Kuvend ditën e sotme mes mazhorancës dhe opozitës.
Deputeti demokrat Ivi Kaso, kërkoi ripërsëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Kaso hodhi akuza drejt kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke e akuzuar se u urdhërua nga Rama për të mbyllur për 25 minuta seancën e kaluar ku u miratua direkt programi i qeverisë.
Ndërkohë, Peleshi i ka fikur mirkofonin.
“Ishte e udhës që seanca të niste me një ndjesë publike se si arritët të vrisnit që në seancën e dytë, debatin parlamentar dhe t’i mohonit qytetarëve të drejtën për tu njohur me ata që synon ti qeverisë në legjislaturën e ardhshme. Mbi të gjitha kush do ti qeverisë, se pjesën më të madhe të ministrave nuk i njohim as për emër, as figurë, apo kontribute politike ose shoqërore. Nuk e di nëse pati ndonjë fitimtar seanca e kaluar, por e sigurt që ka një të humbur, interesi qytetar që jeni betuar të mbroni dhe që me sjelljet e tua si vasal i kryeministrit, që iu urdhëroi ditën për diell. Ktheni për diskutim programin qeverisës, jepni fjalën opozitës të bëjë pyetjet e saj”, tha Kaso.
Lini një Përgjigje