TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 20:46

Berisha hap thesin: Pas 11 majit, paga 1200 euro për arsimtarët

Shkruar nga Pamfleti

Berisha hap thesin: Pas 11 majit, paga 1200 euro për arsimtarët

Partia Demokratike premton se në qeverisjen e saj, pas fitores në 11 maj, do të rritin pagat e arsimtarëve mbi mesataren e pagave që do të jenë 1200 euro.

Në takimin me mësuesit në Kamës, kreu i PD, Sali Berisha tha se kjo është pikë e rëndësishme e programit të PD për një trajtim të merituar të mësuesve.

“Shqipëria Madhështore’ është Shqipëria e arsimit madhështor, në të cilin mësuesi e mësuesja, do të jenë në piedestalin e nderit që u takon atyre për misionin e madh që kanë.

Nuk ka mision më të madh, nuk ka mision më të rëndësishëm, më serioz se misioni i mësuesit. Ndaj dhe ne i rikthehemi përsëri besimit tonë tek arsimit. Ne i rikthehemi përsëri trajtimit dinjitoz të mësuesit dhe mësueses në Shqipëri. Nuk mund të ketë mësues me rrogë mesatare në Shqipëri”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

Lini një Përgjigje