TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 20:01

Cilët do të jenë kandidatët e PS në 11 maj? Rama mbyll pas 6 orësh takimin te vila qeveritare, udhëzimet që u dha socialistëve!

Shkruar nga Pamfleti

Cilët do të jenë kandidatët e PS në 11 maj? Rama mbyll

Takimi parashikohet të vijojë edhe ditën e nesërme. 

Ka përfunduar pas afro 6 orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe me drejtuesit politik të qarqeve.  Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth orës 14.00 në vilën qeveritare tek Pallati i brigadave ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS. Në këtë mbledhje, mësohet se Rama ka kaluar në sitë angazhimin e gjithsecilit për të bërë një vlerësim të punës së deritanishme.

Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë zgjedhjet e 11 Majit. Në mbledhjen e sotme mësohet se është diskutuar për programin elektoral dhe qasjen që socialistët do të kenë ndaj qytetarëve në fushatë. Një nga porositë kryesore të Ramës, ka qenë angazhimi i patronazhistëve dhe mbledhja e sa më shumë votave, kryesisht nga diaspora. Kreu qeverisë ka kërkuar mobilizim të strukturave për të arritur një rezultat pozitiv në këto zgjedhje.

Një tjetër sfidë temë e rëndësishme për Partinë Socialiste që është diskutuar në këtë mbledhje është e përmbyllja e listës së kandidatëve për deputetë në 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

Mësohet se në shumicën e qarqeve, Rama e ka përpiluar listën me kandidatët e tij të preferuar për deputetë. Nuk dihet nëse gjatë mbledhjes ka pasur hatër mbetje për çështje emrash apo renditje në listë. Shtuar këtu faktin se prej kohësh PS-ja është alergjike ndaj kritikave dhe shprehjes së pakënaqësive, vështirë se mund të kemi ndonjë reagim lidhur me këtë pjesë.

Çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian mësohet se ka qenë gjithashtu një nga temat e diskutuar në këtë takim.

Megjithatë, mësohet se detaje të vogla për listat dhe disa çështje të tjera, pritet të diskutohen gjatë ditës së nesërme ku do të ketë sërish një takim. Mbledhja do të nisë rreth orës 14:00 dhe mendohet të zgjasë deri në orën 18:00./Pamfleti

Lini një Përgjigje