
Opozita ka thirrur një protestë në 15 mars për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë Rama për mbylljen e TikTok. Opozita e drejtuar nga Sali Berisha e konsideron vendimin si politik dhe një formë censure ndaj opozitës dhe shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Por deputeti socialist Erion Braçe e konsideron thirrjen nga opozita si neveritëse.
“Çfarë duhet të jesh që ti thërrasesh një fëmije: Mos shko në shkollë se të kanë mbyll TIK-TOK!
Jo se s’ke akoma bibliotikë apo atje ku ke siç tek kjo shkollë, është mbyllur; por thjeshtë të kanë mbyll Tik Tok.
Jo se është mbyllur palestra; thjeshtë se të kanë mbyllur Tik Tok.
Është neveritëse”, shprehet Braçe.
Lini një Përgjigje