TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 14:56

“Berisha gaboi rëndë”, Leskaj kundër zgjedhjes së Gazmend Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha gaboi rëndë”, Leskaj kundër zgjedhjes

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë.

Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit.

“Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj.

I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj: Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.  

Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli.

Gjithashtu, Agron Gjekmarkaj u konfirmua si nënkryetar i Kuvendit.

Lini një Përgjigje