TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2025, 14:55

Berisha frymëzohet nga Trump: Në Shqipëri, do t’ia shtypim kokën gjarprit Edi Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha frymëzohet nga Trump: Në Shqipëri, do t’ia shtypim
Berisha dhe Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me banorët e Njësisë nr. 11 në Laprakë,  akuzoi qeverinë aktuale për agresion ndaj familjes tradicionale dhe identitetit njerëzor.

Ai i premtoi elektorati, se Ramës do ia shtypë kokën si të gjarprit, siç bëri Donald Trump.

“Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist.Ju jeni dëshmitarë se si filluan në Shqipëri në tekstet e shkollës Prindi 1 dhe Prindi 2. U shua nëna dhe babai.

Erdhi ligji në parlament për fermat e grave që do lindin fëmijë të askujt.

Një agresion i paparë në kohëra kundër gjinisë njerëzore. Kundër identitetit të njeriut.

Fati i madh në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit.Në Shqipëri, ju do t’i shtypni kokën gjarprit Edi Rama.Shqipëria Madhështore është zotimi ynë.Shqipëria është vendi i pasurive të pamasa.

Prodhim, prodhim dhe vetëm prodhim do jetë motoja jonë” tha ai.

 

berisha-rama

Lini një Përgjigje