TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Shkurt 2026, 19:36

Berisha foltore me demokratët e degës 7 në Tiranë: Rama po përdor mandatet e vjedhura si mburojë të krimit!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha foltore me demokratët e degës 7 në Tiranë: Rama po
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot në degën 7 të Tiranës, ku mbajti një tjetër takim në kuadër të foltores. Në fjalën e tij, ai u përqendrua te procesi zgjedhor i majit 2025 dhe te mënyra se si, sipas tij, po përdoren mandatet parlamentare.

Berisha deklaroi se zgjedhjet e fundit u zhvilluan në kushte që, sipas tij, i shndërruan ato në një proces të deformuar. Ai argumentoi se gjatë viteve të fundit është ndërtuar një mekanizëm ku krimi dhe manipulimi, sipas tij, janë përdorur për të ndikuar rezultatin zgjedhor.

Sipas Berishës, mandatet e marra në këtë mënyrë po shërbejnë si mburojë politike për veprime që ai i cilësoi si të paligjshme dhe si mbulim për abuzime të kryera ndër vite. Ai shtoi se përdorimi i pushtetit ekzekutiv në këtë formë përbën një rrezik serioz për rendin kushtetues.

Kreu i PD-së u shpreh se situata aktuale nuk ka precedent që nga fillimi i viteve ’90. Ai pretendoi se opozita ka fituar zgjedhjet e vitit 2021, por se rezultati, sipas tij, u rrëmbye përmes manipulimit të procesit.

Berisha e paraqiti procesin zgjedhor dhe përdorimin e mandateve si një problem themelor për funksionimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend.

Berisha: Në këto vite të opozitës sonë të vështirë, të opozitës në kushtet e një shtypje reale, ka ndodhur që me mekanizmin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim, mashtrimit në votë dhe votës në mashtrim të vjedhjes dhe plaçkitjes së votës suaj, sot kemi ardhur në një kohë të papërsëritshme. E cila duhet të themi nuk ka ekzistuar që nga viti 90 e deri sot.

Pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, mandatet përdoren si mburojë e krimit, e plaçkitjeve si faktor për një grusht shteti më të keq, se ai që bëri Razim Alia në shkurt 91. Një njeri i cili duke përdorur fuqinë ekzekutive, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar në farsë elektorale. Nga 2017 e këtej.

Ju, ne kemi fituar në 2021. E them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet.

sali berisha pd zgjedhjet

Lini një Përgjigje