TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2026, 17:57

“Berisha e ktheu PD-në në sekt”, Alibeaj: Parti private që rregullat i ndryshon Saliu si të dojë

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha e ktheu PD-në në sekt”, Alibeaj: Parti private
Alibeaj dhe Berisha

Enkelejd Alibeaj, ish-deputet dhe ish-drejtues i PD-së, një prej kritikëve të ashpër të Sali Berishës, ka komentuar procesin e ri-konfirmimit të ish-kryeministrit në krye të Partisë Demokratike, që do të zhvillohet të shtunën (23 maj).

Në atë që duhej të ishte një garë për kreun e PD-së, për shkak të mungesës së kandidatëve të tjerë përveç Berishës, i gjithë procesi është kthyer në një referendum që anëtarësia pritet të shprehë mbështetjen për kreun aktual të PD-së.

Nga studio e Neës24, Alibeaj u shpreh se ajo që po ndodh në PD nuk përfaqëson më një parti politike normale, por një strukturë të kontrolluar plotësisht nga Berisha.

Sipas tij, procesi i 23 majit, nuk përbën një ngjarje të rëndësishme politike, por është një tjetër tregues i largimit të PD-së nga funksionimi demokratik.

Nuk duhet shumë eksperiencë për të kuptuar se ajo që ndodh në një parti politike, që është partia e Berishës, që nuk ka asnjë lidhje me PD, është parti private e tij ku ai udhëheq, urdhëron, ndryshon rregullat e brendshme të statutit të tyre.

Nuk më duket ngjarje e madhe ajo që ndodh. Shënjon një gur, një tullë më tepër në një trajektore të një sekti gjithnjë e më larg kontureve të një partie që është zhvendosur nga ekzistenca e një partie politike që synon qeverisjen e të mbledhë mbështetës. Ky është misioni politik. Ajo që ndodh nesër apo që ka ndodhur deri tani është se nuk merakosen më për rritjen e mbështetjes popullore.

Po kandidon një njeri që me Statut nuk lejohet të kandidojë, neni 46 i Statutit të Rithemelimit ia ndalon. Ai i përmbys rregullat”, tha Alibeaj.

 

alibeaj berisha pd

Lini një Përgjigje