TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2026, 15:57

“Shqipëria do të martohet me BE”, Rama: Jemi partner i besueshëm

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria do të martohet me BE”, Rama: Jemi partner i
Edi Rama

Edi Rama nuk ka kursyer batutat lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të cilin e krahasoi me procesin e martesës.

Nga Japonia ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Rama tha se Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme, por edhe që e do kaq shumë BE.

Për Kryeministrin, Bashkimi Europian ka nevojë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor dhe i Shqipërisë nuk është thjeshtë një kërkesë e jona, apo e rajonit, por nevojë strategjik edhe për vetë Europën.

Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme, por edhe që e do kaq shumë BE.

Ne duam të martohemi, këmbëngulim dhe do të martohemi. Jemi të linjëzuar me politikën e jashtme të BE, aleat i përkushtuar i NATO”, tha Rama.

Në vijim, Rama tha se Shqipëria nuk ka një plan B, përvecc atij të integrimit, ndërsa solli në kujtesë faktin se për dekada me rradhë vendi ka vuajtur izolimin, duke e cilësuar si Korenë e Veriut të Europës.

Vij nga një vend që për dekada të tëra njihej si Koreja e Veriut e Europës, një vend ku shteti bëri të pamundurën për të izoluar jo vetëm kufijtë, por edhe mendjet. Nuk kishim fronte të tjera përveç njërit, Kinën e Maos dhe urrejtjen e revolucionit kulturor.

Fryma e errrët e revolucionit kaloi kontinentin dhe gjeti strehë në vendin tonë. Komunizmi më pas ra, zgjodhëm demokracinë. Për ne integrimi europian nuk ka qenë një proces burokratik, as një bankomat, por një aspiratë kombëtare. S’e kemi parë kurrë të jetë kaq konkrete dhe kaq reale të historisë tonë moderne. Kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë europian.

Një fazë e re e mbylljes së kapitujve. Rruga përpara mbetet kërkuese dhe sfiduese por kurrë s’kemi qenë më të vendosur dhe kurrë madje as kemi imagjinuar dhe jo më të mendojmë një plan B përveç BE.

Kjo sepse jemi të bindur që nuk ka plan B përkundrejt lirisë, shtetit të së drejtës, nuk ka plan B kundrejt demokracisë.

Anëtarësimi në BE është pikërisht kjo. Nuk ka të bëjë me hyrjen në një organizatë, por me transformimin e shoqërisë, ndërtimin e institucioneve, forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit, krijimi i një shteti që u shërben qytetarëve, në vend që qytetarët t’i shërbejnë shtetit”, tha Rama.

rama integrimi be

Lini një Përgjigje