TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2026, 12:44

“50 lekë për litër karburant”, Karakaçi: Do të vijojmë mbështetjen për Shoqatën e Transportit sipas luhatjeve në bursa

Shkruar nga Pamfleti

“50 lekë për litër karburant”, Karakaçi: Do

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se qeveria do të vijojë mbështetjen për Shoqatën e Transportit, në varësi të situatës në tregjet ndërkombëtare dhe luhatjeve të çmimeve të karburanteve.

Karakaçi kujtoi se pak javë më parë qeveria miratoi subvencionimin me 50 lekë për litër karburant për sektorin e transportit, duke theksuar se masat mbështetëse do të aplikohen duke nisur nga muaji mars.

“Unë para 2-3 javësh njoftova subvencionimin me 50 lekë për litër. Ne u angazhuam të kishim masa mbështetëse, të cilat u miratuan dhe pavarësisht kohës së miratimit, aplikimi do të niste nga muaji mars”, tha ministri.

Ai shtoi se do të zhvillohen sërish takime me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit për të analizuar zhvillimet në bursat ndërkombëtare dhe ndikimin e tyre te çmimet e karburanteve.

“Tani do të ulemi sërish me Shoqatën e Transportit, do të shohim çfarë ndodh me bursat, sepse ka një relaksim të çmimeve. Nëse do të jetë e nevojshme, do t’i gjendemi pranë Shoqatës së Transportit për të marrë masat e nevojshme”, u shpreh Karakaçi.

Lini një Përgjigje