Sipas kryeministrit, më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të vulosë me sukses fazën hyrëse dhe do të çelë fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin e integrimit europian, teksa thotë se Shqipëria ka shënuar një tjetër sukses në negociatat me Bashkimin Europian.
Në një reagim publik në Facebook, Rama hodhi poshtë pretendimet e opozitës për bllokim të negociatave dhe ndëshkim të Shqipërisë nga Bashkimi Europian. Ai akuzoi kundërshtarët politikë se kanë dëmtuar imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare përmes protestave dhe deklaratave të tyre.
“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua”, shkroi Rama, duke shtuar se opozita “humbi përsëri” ndërsa “Shqipëria përsëri fitoi”.
Sipas kryeministrit, më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të vulosë me sukses fazën hyrëse dhe do të çelë fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.
Rama e cilësoi procesin e integrimit si “një histori suksesi”, që sipas tij po ndërtohet “me vizion, punë dhe përkushtim, hap pas hapi”.
Kreu i qeverisë shprehu gjithashtu mirënjohje për institucionet shqiptare dhe ekipin negociator që po punon për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe dhe për të gjithë ata që përfaqësojnë vendin në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE”, deklaroi Rama.
"Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.
U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.
Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi.
Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton.
Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE.
Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik.”, shkruan Rama.
Që Rama ka ndërtuar Republikën e korrupsionit dhe shpopullumit masiv kjo dihet. Pse BE i dha IBARin? Sepse BE si shtëpi Europiane me sa duket ka nevojë për një "hale" me ca standarte. Se edhe ata duhet të kenë një vend ku të bëjnë punët e pista, ku të "dhjesin". Shqipëria për hale europiane i plotëson ca ktitere. Kështu që IBARin në këtë rast e kanë dhënë si letër higjenike. Shqiptarëve, sidomos militantëve të partisë nuk është se i hyn në punë se janë mësuar 4 dekada komunizëm që menderen e fshinin me gazeta propagande. Edhe tani në demonraci hibride, gazetat e propagandës vazhdojnë na tregojnë pseudo arritjet e qeverisë së korruptuar të Bablokut pa asnjë standart demonratik europian.
Ky trimi ka thene qe do e le politiken por hyri Shqiperia ne Europe. Do Zoti na fusin ne Europe e mos ia shohim surratin me. Se mos jane me te mire te tjeret, jo. Problemi eshte se nuk mund te ushqehesh me nje gjelle per dekada se te shpifet.
Hipokrizia sllavomongole e Ramutit. Vazhdon e luante qoke me shqiptaret, ndonëse i demaskuar. Shqiperi po merr pozitën e vëzhguesit, shue me pak se ate te asciuarit qe ju dha Ukrainës. Ramuti e Salehu nuk kane synim unionin Europiane, sepse kështu do ti shkruanin vetes mundësinë plaçkitje dhe shperlarjes se parave te taksapaguesve shqiptar. Unioni Europian kerkon ttasparence, e transparenca, drita, eshte helm per Saëehun e Ramutin dhe bandat e tyre.