TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2026, 22:52

Kur do të integrohet Shqipëria në BE? Murrizi: Europa nuk i mbyll sytë kaq lehtë, Mali i Zi para nesh

Shkruar nga Pamfleti
Kur do të integrohet Shqipëria në BE? Murrizi: Europa nuk i mbyll
Myslim Murrizi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka komentuar perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Murrizi u shpreh skeptik për ritmin e procesit të integrimit, duke theksuar se vende të tjera të rajonit kanë avancuar më shpejt se Shqipëria në negociatat me BE-në.

Mali i Zi ka kohë para nesh që i ka çelur kapitujt për integrimin në BE. Nuk e shoh që Europa do i mbyllë kaq shumë sytë për të na futur në Europë”, deklaroi ai.

Sipas ish-deputetit demokrat, Bashkimi Europian po përballet me sfida të mëdha demografike dhe migratore, çka sipas tij e bën edhe më të ndjeshme çështjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë që nga statistikat në Europë shkojnë rreth 30 milionë afrikanë, ndërsa ne jemi vetëm 20 milionë banorë në rajonin tonë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

 

myslim murrizi integrimi be

Lini një Përgjigje