TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2024, 15:50

Berisha dhe dhëndri i tij drejt lirisë, Gjykata e Lartë regjistron kërkesën për heqjen e masës së sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha dhe dhëndri i tij drejt lirisë, Gjykata e Lartë
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Pazari Rama-Berisha duket se po ecën sipas parashikimeve.

Pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike, pa kaluar ende java Gjykatën e Lartë ka  regjistruar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Mësohet se rekursi u regjistrua gjatë ditës së sotme dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për dhëndërin e tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi kërkon heqje të masës së arrestit shtëpiak.

Më 11 Qershor Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi që vulën e Partisë Demokratike ta marrë Sali Berisha.

Me këngë dhe valle, mbështetësit e Sali Berishës  festuan poshtë ballkonit të tij vendimin e Apelit për t’i dhënë vulën PD që drejtohet nga ish-kryeministri në arrest shtëpie.

Në pamundësi për t’ju bashkuar, Berisha i përshëndeti demokratët sërish vetëm nga dritarja e banesës së tij duke e cilësuar këtë të martë si një ditë fitoreje për demokracinë.

Me emër të përveçëm nuk e përmendi, por kreu i opozitës ju shtriu dorën demokratëve të cilët deri më sot i janë bashkuar Lulzim Bashës.

Në “Rrugën e Shpresës”, siç e ka vetëshpallur vetë ish-kryeministri, përveç deputetëve besnikë të tij, fëmijëve dhe mbështetësve të përnatshëm, u vu re mungesa e disa deputetëve të grupit parlamentar me në krye Gazment Bardhin. 

berisha dhe dhëndri drejt lirisë gjykatën e lartë

Lini një Përgjigje