Ai gjithashtu theksoi mashtrimet e Olsi Ramës, duke prezantuar prova të udhëtimeve të tij me automjetin e klanit të Xibrakës që sipas ish kryeministrit janë pjesë e një skeme më të gjerë të lidhjeve të pushtetit me grupe kriminale.
Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme një një konferencë për shtyp ka sulmuar ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe vëllain e këtij të fundit, Olsi Rama.
Ish-kryeministri ka deklaruar se Olsi Rama ka kaluar të paktën 5 herë kufirin me makinën e kokainës së Xibrakës, dhe është një nga kokat më të rrezikshme të laboratorit të kokainës.
‘Olsi Rama është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës.’, tha Berisha.
Berisha e akuzoi Ramën për shmangie të përgjegjësisë, duke refuzuar të paraqitet në interpelancën për një gjobë të madhe prej 120 milionë eurosh.
Ai gjithashtu theksoi mashtrimet e Olsi Ramës, duke prezantuar prova të udhëtimeve të tij me automjetin e klanit të Xibrakës që sipas ish kryeministrit janë pjesë e një skeme më të gjerë të lidhjeve të pushtetit me grupe kriminale.
'Sikundër reagim për të justifikuar mosparaqitjen e tij, shpalli se nuk paraqitem me Gazment Bardhin po nuk doli Olsi i fajshëm apo i pafajshëm në lidhje me Xibrakën.
Tani, ju lutem të informoni qytetarët se Olsi është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës.
Olsi Rama ka mashtruar publikun, ai ka deklaruar se ka udhëtuar vetëm njëherë me makinën e klanit të Xibrakës, njëherë në Selanik.
Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër.
Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha.
E kishin si makinë të tyre.
Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.
1. Olsi Rama hyn nga jashtë me makinën AA653DM me datën 8.6.2014 në orën 14.13 minuta.
2. Olsi Rama udhëton me makinën me këtë targë me datën 13.7.2014, ora 18.06.
3. Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 6 qershor 2014, ora 13.30.
4. Olsi Kristaq Rama, se përdor dy pasaporta ky trafikant, edhe pasaportën shqiptare, edhe atë amerikane se është shtetas amerikan, Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 8.8.2014, ora 18.35.
5. Olsi Kristaq Rama ka udhëtuar me makinën me targë AA653DM në datën 11 korrik 2014 në ora 15.46.
Pra, personi që thotë kam udhëtuar njëherë me këtë makinë, unë kam të regjistruara këtu 5 herë, por ekzistojnë edhe data të tjera.', tha Berisha.
SPAK rihapi dosjen “Xibraka”në maj të këtij viti, ndërsa Olsi Rama u paraqit për këtë çështje para prokurorëve më 28 qershor.
Ju rikujtoujmë kreu i grupit të PD, Gazmend Bardhi akuzon Olsi Ramën, vëllai i kryeministrit Edi Rama, për lidhje me një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës në vitin 2014 dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të rihapë hetimet për të verifikuar rolin e tij në dosjen e njohur të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
Bardhi iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS për të provuar sipas tij faktin se Olsi Rama ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.
Sipas Bardhit, filli lidhës mes Ramës dhe anëtarëve të tjerë të grupit ishte makina me targa AA 653DM, e përdorur prej tyre dhe e regjistruar në sistemin TIMS në hyrjet dhe daljes nga vendi.
Dokumentet e TIMS të vëna në dispozicion nga Bardhi tregojnë se Olsi Rama ka hyrë në territorin e Shqipërisë tre herë me këtë makinë më 8 qershor 2014, 13 korrik 2014 dhe 8 gusht 2014; respektivisht nga pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës dhe Qafë Botës.
E njëjta makinë është përdorur disa herë nga Gentian Gjonaj nga prilli deri në nëntor të vitit 2014 dhe nga Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, në nëntor 2014. BIRN nuk arriti të verifikojë në mënyrë të pavarur dokumentet e vëna në dispozicion nga Bardhi.
Sipas Bardhit, prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por një hetim për personat e paidentifikuar është mbyllur më tej./ Pamfleti
Lini një Përgjigje