TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 11:53

‘Beleri’/ Grekët publikojnë 3 skenarët, luten vetëm për njërin prej tyre…

Shkruar nga Pamfleti
‘Beleri’/ Grekët publikojnë 3 skenarët, luten
Edi Rama dhe Fredi Beleri

Media greke ‘Tanea’ ka analizuar sot në një artikull të dedikuar, skenarët e mundshëm për rastin ‘Beleri’.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në paraburgim prej 3 muajsh tashmë, pasi u arrestua në flagrancë për blerje votash.
Sa herë drejtësia ka folur, Beleri ka qëndruar në qeli, mirëpo kjo çështje ka koklavitur marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Greqisë, ku kjo e fundit kërkon përditë lirimin dhe betimin e Belerit në krye të Himarës, duke kërcënuar Shqipërinë me hakmarrje në rrugën drejt BE-së.

Fqinjët nuk kanë shumë shporesa teksa koha punon kundër Belerit, mirëpo luten ende që Tirana ti japë lejë Belerit të betohet.
Sipas ‘Tanea’, ky është skenari më i mirë i mundshëm krahasuar me dy të tjerët.
“• Skenarët më pozitivë për momentin është, nëse Tirana vendos t'i japë fund kësaj krize, që Belerit t'i jepet një leje administrative, qoftë edhe disa orëshe, për të bërë betimin.
• Skenari i dytë është që qeveria shqiptare të shpallë zgjedhje në Himarë me Belerin në paraburgim pa qenë i dënuar. Në këtë rast, ai do të ruajë dosjen e pastër kriminale dhe do të mundet, qoftë edhe nga burgu, të jetë sërish kandidat.
• Skenari i tretë është që procesi i Belerit të vazhdojë menjëherë, para thirrjes për përsëritjen e zgjedhjeve. Nëse shpallet i pafajshëm do të mund të kandidojë sërish për kryetar bashkie, ndërsa nëse dënohet nuk do të jetë kandidat”.

Artikulli i plotë:

Reagime nga Athina dhe BE

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar para së gjithash ndaj vendimit të ri refuzues, duke theksuar se ai “nuk është në përputhje me parimet e shtetit ligjor, prezumimin e pafajësisë dhe respektimin e të drejtave civile të të gjithë qytetarëve” dhe se “është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me acquis evropiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”.
Duke iu referuar, indirekt por jo qartë, detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Reagim ka pasur edhe nga Brukseli, nga Këshilli i Komunave dhe Rajoneve Evropiane të BE-së, i cili ka lëshuar një deklaratë në të cilën shpreh shpresën se çështja do të zgjidhet shpejt “që z. Beleris të betohet dhe të marrë përsipër detyrat që i janë caktuar të mandatuara nga votuesit e tij", duke shtuar se "ne besojmë se procesi do të mbështesë parimet themelore globale të shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, demokracisë, lirisë së shprehjes dhe transparencës."
Afatet
Beleri qëndron në paraburgim që prej 12 Majit me akuzën e tentativës për blerje votash dhe, sipas ligjit zgjedhor shqiptar, nëse një kryetar bashkie nuk betohet brenda tre muajve, ai shpallet i shkarkuar dhe zgjedhjet përsëriten.
Disa burime ligjore pohojnë se tremujori është llogaritur në bazë të kohës kur është mbledhur këshilli i qytetit të Himarës, ndaj afati skadon në mes të shtatorit. Megjithatë, sipas autoriteteve zyrtare të Shqipërisë, afati tre mujor ka skaduar që prej datës 14 Gusht.
Të gjitha mundësitë janë të hapura
Sido që të jetë, tashmë është evident rreziku që Beleri të humbasë detyrën, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të mund të kandidojë sërish kur dhe nëse do të shpallen zgjedhje të përsëritura. Tirana ende nuk ka treguar shenja të synimeve të saj, pasi nëse dhe kur do të mbahen do të vendoset nga qeveria, e cila sipas të njëjtave burime mund të interpretojë ligjin zgjedhor sipas dëshirës së saj.
• Skenarët më pozitivë për momentin është, nëse Tirana vendos t'i japë fund kësaj krize, që Belerit t'i jepet një leje administrative, qoftë edhe disa orëshe, për të bërë betimin.
• Skenari i dytë është që qeveria shqiptare të shpallë zgjedhje në Himarë me Belerin në paraburgim pa qenë i dënuar. Në këtë rast, ai do të ruajë dosjen e pastër kriminale dhe do të mundet, qoftë edhe nga burgu, të jetë sërish kandidat.
• Skenari i tretë është që procesi i Belerit të vazhdojë menjëherë, para thirrjes për përsëritjen e zgjedhjeve. Nëse shpallet i pafajshëm do të mund të kandidojë sërish për kryetar bashkie, ndërsa nëse dënohet nuk do të jetë kandidat.

fredi beleri rama 3 skenarët

Lini një Përgjigje