TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2024, 18:49

“Bëhet i gjallë” Basha, por shmang pyetjet e gazetarët: Së shpejti do flas!

Shkruar nga Pamfleti

“Bëhet i gjallë” Basha, por shmang pyetjet e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur demokratët për 33 vjetorin e Rilindjes Demokratike. Pas një mungese të gjatë në daljet publike, kreu i PD është treguar i rezervuar dhe nuk ka komentuar zhvillimet e fundit politike, madje as masën e sigurisë “arrest shtëpie” të ish-kryeministrit Berisha.

Ai ka refuzuar t'u përgjigjet gazetarëve duke iu kërkuar kohë, teksa shprehet se shumë shpejt do të mbajë një konferencë për shtyp teksa theksoi se nuk do t’i zhgënjejë.

“Ju premtoj se brenda pak ditësh do jemi në një konferencë për shtyp bashkë... Respektoj pritjen tuaj dhe ju siguroj se nuk do të ju zhgënjej”, tha Basha.

Duket se Basha i ka lënë për një moment të dytë, komentet për Berishën, fjalimet poshtë dritares dhe përgjigjet se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike.

Lini një Përgjigje