
Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur sërish një fjalim mbrëmjen e sotme nga dritarja e banesës së tij, nga ku po kryen masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata.
Nga dritarja e apartamentit, Berisha u shpreh se regjimet, si synim kryesor kanë vrasjen e fjalës së lirë për të shtënë frikën te qytetarët dhe më tej solli disa raste që nga diktatura deri në ditët e sotme.
Ai shtoi se fjala e lirë nuk do të pengohet nga Rama, teksa theksoi se së shpejti do të nisin tubimet masive në të gjithë vendin.
“Kjo protestë nuk mund të cilësohet me asgjë tjetër, veçse një protestë e shenjtë. E shenjtë është fjala e lirë. Sot ne jemi këtu në një protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë Salman Ruzhdie thotë se ajo është gjithçka. Qeniet njerëzore që nuk kanë fjalën e lirë nuk janë veçse automatë mjeranë të frikës. Pa fjalën e lirë nuk ka mendim, dinjitet. Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Një mbështetje për gazetarët shqiptarë, ata janë parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitetet. Beteja e tiranit nisi kundër gazetarëve. Fjala e lirë është antidoti i diktaturave.
Në momentin që ne do të ngrihemi, Edi Rama nuk ka tunel në Surrel ku të fshihet. U shpreh mirënjohjen gazetarëve që në një moment të bardhë nxorën numrin e parë të RD më 6 janar 1991. Ajo ditë ishte si asnjë tjetër. Ai mëngjes i ftohtë ishte më i elektrizuari i këtij vendi dhe kombi. Njerëzit e etur për fjalën e lirë pritën të etur publikimin e RD. Është në nderin e atyre që e publikuan dhe intelektualëve që u rreshtuan në anën e të vërtetës. RD u shndërrua në një zëdhënëse e të vërtetave”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje