
Baza ajrore e Kuçovës do të inaugurohet me një ceremoni më datë mars, ndërsa po bëhen edhe përgatitjet e fundit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e brendshme kësaj godine. Rama shkruan se baza e Kuçovës do luajë rol kyç në mbështetjen e operacioneve të NATO-s.
“MIRËMËNGJESI dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se të gjithë shtetet anëtare të aleancës do të ndihmojnë që kjo bazë të pajiset me teknologjinë më të fundit.
“Përgjatë 15 viteve në NATO, Shqipëria ka dhënë kontribut thelbësor. Muajin e ardhshëm, Shqipëria përuron bazën në Kuçovë. Të gjithë anëtarët do të sjellin kontributin e tyre. Çdo aleat ka rritur vitet e fundit shpenzimet për mbrojtjen. Jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po mban detyrimet”, deklaroi Blinken.
Lini një Përgjigje