
Sali Berisha do të futet në zgjedhje krah Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Ilir Metës. Këtë mbrëmje ata kanë dorëzuar në KQZ kërkesën për të hyrë si koalicion në zgjedhje, teksa kanë provokuar me kërkesën e tyre. Koalicioni do të quhet “Bashkë fitojmë” dhe do të përbehet nga Partia e Lirisë, Partia Demokratike, Partia Demokristiane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
Por me shumë mundësi kërkesa e tyre nuk do pranohet në këtë formë. Pak ditë më parë Celibashi konfirmoi se PD drejtohet zyrtarisht nga Lulzim Basha dhe sipas Kodit Zgjedhor, logon dhe emrin e një partie nuk mund ta përdorë asnjë tjetër. Në dokumentin e dorëzuar nga Endrit Braimllari në KQZ theksohet se PD do jetë pjesë e koalicionit dhe kryetar i saj është Sali Berisha, gjë që zyrtarisht nuk është e vërtetë.
Këtë skemë ndoqi Sali Berisha dhe në zgjedhjet pjesshme të 6 marsit, por në atë kohë u refuzua. Ilirian Celibashi në ata kohë e largoi PD nga koalicioni duke lënë vetëm paritë e tjera. Me shumë mundësi dhe këtë herë do të ndodhë e njëjta skemë, pasi nëse pranohet PD si pjesë e këtij koalicioni do të jetë skandal.
Vetë Berisha e di që do të ndodhë diçka e tillë, pasi drejtuese e koalicionit është lënë Partia e Lirisë. Pra do jetë kjo parti që do të merret me procedurat në KQZ. Nga tjetër koalicioni u krijua pikërisht që tij ti mundësohet futja në zgjedhje. Kandidatët e “primareve” pritet të propozohen nga ky koalicion si kandidatë për kryetarë bashkie, ndërsa sa i takon këshillave bashkiakë do të dilet me një listë unike, ku secila parti do ketë aty emra të caktuar. Por nëse zbatohet Kodi Zgjedhor, asnjë kandidat nuk do ketë përbri logon e PD.
Gjykata e Apelit ja hoqi vulën Berishës dhe sipas ligjit PD-në e drejton grupi i Alibeajt. Kjo do të thotë se Berisha nuk ka as vulë, as logo dhe asgjë tjetër. Madje ai mund të akuzohet dhe për falsifikim pasi po përdor vulën dhe logon e një partie pa autorizim.
Lini një Përgjigje