
Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi pas vendimit të djeshëm për mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit, u përball me një sërë akuzash nga grupi i Alibeajt se ai ishte i ndikuar politikisht.
Lidhur me këto akuza, Celibashi tha se ata janë vetëm deklarata politike dhe nuk ka pasur asnjë argument apo kundër argument.
I ftuar në “Abc News”, Celibashi është treguar i prerë dhe është shprehur se vendimin e djeshëm nuk e ka marrë në kushtet e një presioni.
“Përgjigja është jo, por besoj se do të ishte me dobi të pyeteshin edhe ata që pretendojnë se kjo vendimmarrje është marrë nën shantazh. Ata do të duhet të jepnin një argument ligjor, por në deklaratat e tyre, nuk pashë asnjë argument apo kundër argument, por vetëm deklarata politike”, u shpreh Celibashi.
Kryekomisioneri tha se dje e bëri të qartë edhe mënyrën se si PD mund të dalë nga kjo situatë dhe të futet në zgjedhje. Sipas tij Basha nuk e ka detyrim të formalizojë aktin e dorëheqjes, por organet e tjera që duan të marrin rolin e kryetarit mund ta depozitojnë kërkesën në Gjykatën e Tiranës, që Basha të mos figuroj më si kryetar.
“Po unë kam bindjen që çfarë thash dje është mënyra për ta futur në shinat e legjitimitetit përfaqësimin ligjor PD. Kanë patur një vit kohë të interesuarit, që aktin e dorëheqjes së Bashës. Përgjegjësia e Bashës është 0, ai nuk ka asnjë detyrim ligjor për ta formalizuar këtë akt, është përgjegjësi kujtdo tjetri të interesuar për ta administruar procesin e dorëheqjes nëse e konsiderojnë të dorëhequr kryetarin e PD, Lulzim Basha”, tha ai.
Lini një Përgjigje