TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2023, 20:11

Berisha sulmon Ramën: Arrestoi nënën me fëmijë 8 ditëshe, rendin ja u ka dorëzuar bandave

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon Ramën: Arrestoi nënën me fëmijë 8

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e Mirditës për zgjedhjet e 14 majit, zgjedhje në të cilat do të shkojë nën një çati me Ilir Metën.

Ai foli dhe për rastin e ditëve të fundit në Shkodër ku u arrestua një nënë lehonë. Nëna la një fëmijë 8 ditësh dhe u fut në qeli.

A nuk e filloi ky duke arrestuar 38 mijë shqiptarë për faturat e energjisë dhe ujit, që nuk ndodh askund në botë se janë çështje civile. A nuk arrestoi ky 3 ditë më parë lehohën me fëmijë 8 ditësh, a nuk u vra zonja 60-vjeçare që mbante mbesën duke bërë dy punë në ditë në banak, se Edi Rama çirret dhe bërtet; të hanë kokën e njëri-tjetrit, sikur nuk ka shtet. Të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë ai, i cili ua dorëzon rendin, sigurinë e qytetarëve, vrasësve dhe bandave. Të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë ai, i cili u jep licencë për vrasje, në një kohë kur ne s’kemi dënim me vdekje, në një kohë kur ne paguajmë 15 mijë rrogëtar me uniformë, të cilët më shumë asistojnë krimin se mbrojnë jetën e qytetarëve.

Të gjitha këto janë bërë kushte që i largojnë shqiptarët nga Shqipëria. Pasiguri e madhe, por mbi të gjitha ajo që lemerit shqiptarët sot në shumicën e tyre është varfëria, pasiguria, pamudësia për të përcaktuar të nesërmen e tyre. Sigurisht të mbash një popull, një shoqëri 8 vite pa rritë rrogat nuk ka cinizëm më ekstrem, pashpirtësi më të madhe, pandjeshmëri më të madhe ndaj tyre. Sepse është alfa e çdo gjëje.

Çmimet rriten çdo vite dhe ky është ligji i tyre, ligji natyral, për rrjedhojë rrogat duhet të rriten çdo vit. Një nga arritjet më historike tonat ishte në vitin 2008. Ne deri në vitin 2008 kishim ardhur si më të varfrit në Ballkan, më të keqpaguarit në Europë, por e nisëm si një 3 kombet më të keqpaguara në botë. Dhe dolëm në krye të vendeve të rajonit për paga. Ishte arritje e madhe. Nuk ishim të pasur, ato rroga nuk na bënë më të pasur, por kishin një gjë, kishin brenda një mesazh se nesër do të jemi më mirë, se nesër do të rriten sërish, se rritja do të vazhdojë”, tha ai.

berisha akuz rama zgjedhje

Lini një Përgjigje