
Gjatë votimit të rezolutës antikorrupsion ku u miratua me 76 vota pro dhe 2 kundër, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka debatuar ashpër më kryeministrin Rama.
Bardhi i është drejtuar duke i thënë se je mafioz dhe pronar i ish-deputetit të PS Arben Ndoka. Ai ka vijuar akuzat, teksa u shpreh se bashkë kanë porositur vrasje.
“Ti do të luftosh korrupsionin dhe krimin? Ti je mafioz. Je pronari o Arben Ndokës. Na e solle këtu dhe bashkë me të u shpallët si dashnorë të drejtësisë, ndërkohë që porosisnit vrasje”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje