TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Gusht 2024, 12:55

Arrestimi i shefit të Antidrogës në Durrës për shantazh, reagon ministri i Brendshëm 

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i shefit të Antidrogës në Durrës për
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas arrestimit të shefit të Antidrogës në Durrës, Gazmir Preçi.

Ministri Hoxha shkruan se ky operacion tregon se mesazhi është i qartë, policët që hiqen si padronë të qytetarëve dhe bizneseve do marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

"Operacioni i AMP-së, në bashkëpunim me SPAK, është mesazh i qartë për ata punonjës policie të cilitdo niveli qofshin, që do të tentojnë të cenojnë besimin e qytetarëve tek Policia, duke u hequr si padronë të qytetarëve dhe bizneseve, dhe jo si shërbëtorë të ligjit, do të marrin ndëshkimin më të ashpër ligjor.

Mbështes dhe inkurajoj AMP-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe nxis dhe garantoj qytetarët dhe bizneset të denoncojnë raste të tilla, sepse vetëm bashkërisht arrijmë të realizojmë objektivin madhor, për të pasur një Polici sa më profesionale dhe me integritet të lartë moral e ligjor!"- shprehet ministri. 

Lini një Përgjigje