TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Gusht 2024, 20:18

PL-së i bllokojnë llogaritë, Meta kërcënon bankën: Iu falimentoj për 24 orë!

Shkruar nga Pamfleti

PL-së i bllokojnë llogaritë, Meta kërcënon bankën:

Meta kërcënoi se mund ta falimentojë bankën në fjalë brenda 24 orëve nëse dëshiron.

Kreu i PL-së, Ilir Meta gjatë fjalimit nga mbledhja e kryesisë deklaroi se një bankë e nivelit të dytë ka tentuar të bllokojë lëvizjet bankare të Partisë së Lirisë.

Sipas Metës, një nga drejtueset e bankës në fjalë nuk ka lejuar përfaqësuesin e autorizuar të PL-së për të bërë veprime në emër të partisë.

Një banke e nivelit të dytë tentative mafioze për të bllokuar lëvizjet në llogaritë bankare të Partisë së Lirisë për të krijuar probleme artificiale me pagesat e administratës së PL. Del një super zonjë dhe i thotë nga je ti. Jam përfaqësues i PL për të bërë veprime në emër të PL për shkak të llogarisë rrjedhëse që ka kjo parti. Këtu duhet të vijë presidenti i PL, por presidenti duhet të vijë pasi të shkojë në gjykatë, dhe meqë keni bërë ndryshime në statut. Dhe pasi të marrë vërtetim që është president, të shkojë dhe te noteri dhe në lundër, pastaj të vijë ai këtu”, tha Meta.

I irrituar nga ajo çfarë kishte ndodhur, Meta në një moment përplasi duart në tavolinë dhe kërcënoi se mund ta falimentojë bankën në fjalë brenda 24 orëve, nëse dëshiron. Por më pas ai shtoi se nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi foli me drejtorin e bankës dhe gjërat u rregulluan.

“Mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të tërheqin të gjitha kursimet, ta falimentoj më keq se Suden”, shtoi Meta.

Më tej ai akuzoi se kjo bllokadë ka ardhur me urdhër të Ramës dhe Dumanit i cili sipas tij ka marrë njerëz peng në PL.

“Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë partisë së tretë parlamentare. Ja e bllokuan llogaritë e PL, do bllokojnë Ilir Metën. Do fshehin aferën e detit, të Lulzim Bashës dhe Ramës, po shkrimin e 28 prillit. Dumdumani kjo qenie e pështirë ka marrë njerëz peng në PL, me korrupsionin e tyre, për të ekzekutuar pluralizmin në Shqipëri”, përfundoi Meta.

Lini një Përgjigje