TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Gusht 2024, 12:45

Skandali tek Onkologjiku, Vokshi: Padi në SPAK për ‘vrasje me dashje’, ndaj kryeministrit dhe ministrave të Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali tek Onkologjiku, Vokshi: Padi në SPAK për ‘vrasje me

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka ngritur një padi në SPAK për “vrasje me dashje” për skandalin tek Onkologjiku, ku u zbulua se mjekët bënin “pazar” me jetët e pacientëve me kancer duke mos u ofruar shërbimin në QSUT, por i dërgonin tek klinika private e Edmond Gashit.

“Ajo çka ndodhi të onkologjiku është veç një tjetër skandal, në radhën e gjatë të skandaleve të kësaj qeverie, me ndryshimin e vetëm, që çdo ditë që zgjat ky skandal, çdo ditë që nuk reagohet, më shumë pacientëve ju përkeqësohet shëndeti, më shumë humbin jetën”, u shpreh ligjvënësja demokrate në një deklaratë për mediat.

Vokshi shprehet se edhe pas publikimit të skandalit vazhdojnë mungesat në disa medikamente dhe në disa kura, si edhe vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe pajisjeve të trajtimit.

“Dje kanë mbërritur denoncime të tjera pranë Partisë Demokratike për mosfunksionimin e aparaturave, ose dera e aparaturës nuk punon ose aparatura nuk funksionon. Në vend që të bëhen 5 herë në javë terapi, pacientëve ju mundësohet vetëm dy herë në javë, ose një herë në javë, ose asnjë herë”, theksoi ajo.

Deputetja Vokshi u shpreh se kërkojnë nga SPAK, “regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’, ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’, ‘Shpërdorimi i detyrës’.”

Gjitashtu theksoi se “PD fton çdo pacient, familjar, të afërm, mos heshtni, reagoni për të larguar ata që vjedhin si të babëzitur paratë e ilaçeve, kurave, aparaturave! reagoni që të mos helmojnë fëmijët me barna të skaduara!”.

 

Lini një Përgjigje