
Ish-presidenti, Bamir Topi duke folur sa i takon arrestimeve të fundit në rrathët e PS, ai tha se Rama duhet të kishte marrë përgjegjësi politike për prangosjen e bashkëpunëtorëve të tij socialistë.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", ish presidenti tha gjithashtu se duhet parë rezultati i këtyre arrestimeve deri në fund, për të dalë më tej në konkluzione.
“Kryeministri në të tilla raste duhet të mbajë përgjegjësi politike. Fakti që kaq njerëz pranë kryeministrit shkojnë në SPAK është pikëpyetje e madhe. Nëse ky rezultat do të jetë i përkohshëm në funksion të zgjedhjeve ka një lexim tjetër. Do presim dhe do shohim. Jo të gjitha gjërat mund të parashikohen dhe paragjykohen”, tha Topi.
Lini një Përgjigje