
Ish-deputeti Klevis Balliu ka shtruar disa problematika në sektorin e gjyqësorit, të cilat janë evidentuar edhe në raportin e fundit të DASH për Shqipërinë.
Balliu, i ftuar në emisionin “Open”, përmendi një shembull konkret duke thënë se nëse kërkon të denoncojë rrugën e Arbrit ose aksin Qukës- Qafë Plloçë do përballet me vështirësi.
Ai tha se rrugët bëhen nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërsa prokurorët i zgjedh motra e saj Pamela Qirko, e cila votohet në Kuvend po nga motra e saj Balluku, gjë që sipas tji është konflikt i pastër interesi.
“Unë dua të denoncoj rrugën e Arbrit ose aksin Qukës- Qafë Plloçë, rrugën e bën Balluku, prokurorët i zgjedh motra e Belindës, ka konflikt të pastër interesi, te cili gjyqtar i motrës së Belindës ta çoj çështjen unë”, tha ai.
Lini një Përgjigje