TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2024, 21:23

Arlind Qori rrëfehet në “Të Pashoq”: Ja me kë nuk do të bashkëpunoj kurrë në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Arlind Qori rrëfehet në “Të Pashoq”: Ja me kë

I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Të Pashoq” është kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Ai po flet për aktualitetin politik, ambiciet e forcës së tij dhe situatën në qeveri.

Përballë gazetares Edjona Dervishi, Arlind Qori vendosi bast se në zgjedhjet e vitit që vijnë nuk ka për të fituar Edi Rama. Ai tregoi se me kë do të bashkëpunojë në zgjedhje.

-Çmendim keni për procesin zgjedhor në Shqipëri?

Në Shqipëri zgjedhjet kanë pasur dozë manipulimi. Ajo që ndodh me kalimin e votave se manipulimi linte gjurmë, sot nuk lë. Dikur rrëmbehej kutia e votimit, tani bëhet me blerje votash, duke kërcënuar njerëzit që punojnë në administratë. Këto janë forma të një procesi të pandershëm.

-Ky fakt punon kudër jush...

Detyra jonë është tu japim kurajë njerëzve të besojnë te ne. Një mësuesi që i tha më bëj 10 vota se ike nga puna. Sigurisht që i mirëkuptojmë, por një mësuesi mund ti ketë ardhur në majë të hundës dhe një mësuese mund të thotë se do votoj kundër jush vetëm se po më kërcënoni. Rroga mesatre  e një mësuesi është 56 mijë lekë dhe nëse ai kamerier punon e nxjerr këtë pagë.

-Me kë do bashkëpunonit ju

Ne nuk bashkëpunojmë me parti që kanë qeverisur dhe kanë vjedhur Shqipërinë. Dhe njerëz që kanë qenë e këtyre partive. Ne me PS, PD Berishën nuk bëhet fjalë. Për bashkëpunimet e tjera duhet parë se sa seriozisht e kemi përballjen me establishmentin partiak.

Lini një Përgjigje