
I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Të Pashoq” është kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Ai foli për aktualitetin politik, ambiciet e forcës së tij dhe situatën në vend.
Përballë gazetares Edjona Dervishi, Arlind Qori vendosi bast se në zgjedhjet e vitit që vijnë nuk ka për të fituar Edi Rama. Po ashtu ai tregoi se me kë do të bashkëpunojë në zgjedhje.
-Çmendim keni për procesin zgjedhor në Shqipëri?
Në Shqipëri zgjedhjet kanë pasur dozë manipulimi. Ajo që ndodh me kalimin e votave se manipulimi linte gjurmë dikur, sot nuk lë. Dikur rrëmbehej kutia e votimit, tani bëhet me blerje votash, duke kërcënuar njerëzit që punojnë në administratë. Këto janë forma të një procesi të pandershëm.
-Ky fakt punon kundër jush...
Detyra jonë është tu japim kurajë njerëzve të besojnë te ne. Një mësuesi i thuhet më bëj 10 vota se ike nga puna. Sigurisht që i mirëkuptojmë, por një mësuesi mund t’i ketë ardhur në majë të hundës dhe një mësuese mund të thotë se do votoj kundër jush vetëm se po më kërcënoni. Rroga mesatare e një mësuesi është 56 mijë lekë dhe nëse ai kamerier punon e nxjerr këtë pagë.
-Me kë do bashkëpunonit ju?
Ne nuk bashkëpunojmë me parti që kanë qeverisur dhe kanë vjedhur Shqipërinë. Dhe njerëz që kanë qenë e këtyre partive. Ne me PS, PD, LSI, Berishën nuk bëhet fjalë. Për bashkëpunimet e tjera duhet parë se sa seriozisht e kemi përballjen me establishmentin partiak.
-A përmbyset Rama?
Padyshim përmbyset. Është përmbysur Pinoçeti, është përmbysur Enver Hoxha. Rama përmbyset shumë më lehtë se këta. Ai nuk ka 50 vite sa këta në pushtet.
-Ka 3 mandate, edhe pak merr mandatin e katërt.
Çuditërisht të gjithë mendojnë se zgjedhjet e ardhshme i ka të fituara. Përveç meje. Nuk mendoj se i ka të fituara.
-Po kush do i fitojë?
Nuk di kush do i fitojë, por di që Lëvizja Bashkë do marrë një rezultat shumë të mirë. Di që do marrim shumë ish votues të PS e PD. Ata do na votojnë ne. Unë nuk jam i sigurt që Rama do i fitojë. Të gjithë janë të sigurt se Rama do fitojë sepse ata nuk kanë ndërmend të bëjnë opozitë. Vota nuk merren me armë.
Lini një Përgjigje