
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot një tryezë diskutimi për ligjin e Lustracionit.
Mes mendimeve në këtë tryezë, kreu i shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë, Nebil Çika tha se ka ardhur koha që të shkëputemi nga komunizmi.
Mes të tjerash ai tha se Lustracioni ndan Shqipërinë nga e keqja.
Alibeaj është shprehur se ligji i lustracionit ka marrë si model vetingun e magjistratëve, për të pezulluar për 15 vite nga funksionet publike, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.
“Është një nga direktivat e Strasburgut. Ne kemi vendosur që duhet të ketë një pezullim për 15 vite që të mos jenë të angazhuar apo militues në shtetin shqiptar ata që kanë qenë punonjës të ish-sigurimit. Kemi marrë si model atë se çfarë është afati i ndalimit në rastin e vetingut të magjistratëve. Këto janë risitë e këtij ligji. Janë të gjithë argumentat që duhen plotësuar.Duhet të jetë një projektligj që do të pranohet nga gjithë shoqëria shqiptare. Ky ligj e ka brenda edhe skepticizmin. Medohet mos është ky ligj me një përdorim politik të momentit dhe pastaj harrohet si gjithë të tjerët? Ne jemi sy e veshë për të pasuruar dhe pranuar çdo propozim që të jetë i arsyeshëm dhe që ligji të jetë funksional." tha Alibeaj.
Lini një Përgjigje