TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 18:12

Albana Koçiu “lan duart”: Policia nuk ka asnjë përgjegjësi për sigurinë në gjykata

Shkruar nga Pamfleti

Albana Koçiu “lan duart”: Policia nuk ka asnjë

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka shfajësuar policinë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Gjykatën e Apelit, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.

Ajo ka reaguar në rrjetet sociale ku është kujdesur të theksojë se policia nuk ka asnjë përgjegjësi për sigurinë në gjykata.

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës.

Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Forcat e Policisë së Shtetit - të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave - kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të kqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës”, shkruan ajo.

2 Komente

  1. R
    Renato Cunaj

    Këtu nuk diskutohet nese ka pergjejsi policia ap jo! Këtu disktuhet dhe vihet ne pik pyetje të madhe siguria e institucionit që në rastin konkret ka qenë zero.Me këtë akt makaber është goditur rëndë shteti.Kjo kerkon me shumë angazhim dhe perkushtim në drejtim të marrjen se masave ne drejtim të fircimit të siguris në të tilla institucione dhe të gjitha institucionet e tjera të rëndësis se veçant.

    1. A
      Alb

      Jo,clidhje ka policia madje eshte nje nen ne kushtetut policia garanton ruajten e rendit dhe sigurise ne RSH mesaduket gjykatat,shkollat,spitalet sjan pjese e republikes se shqiperis

      Lini një Përgjigje