TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Gusht 2024, 11:55

Akuzat e Koalicionit "Bashkë Fitojmë" për parregullësi në zgjedhjet e Himarës, KQZ shqyrton ankimimin më 21 gusht

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Koalicionit "Bashkë Fitojmë" për

Ankimimi i Koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ (KAS) do të shqyrtohet në datën 21 gusht.

Opozota ankimoi rezultatin e zgjedhjeve të Himarës me pretendimin se nga mazhoranca dhe vetë kandidati Tavo janë kryer një sërë shkeljesh që kanë cënuar drejtëpërdrejt rezultatin e zgjedhjeve.

Trupa e 5 anëtarëve do të mblidhet për të parë nëse pretendimet e opozitës për parregullsi në zgjedhje qëndrojnë dhe të pranojnë kërkesën e saj për pavlefshmëri në zgjedhje, apo nëse do të lënë në fuqi vendimin që shpalli fitues me 1477 vota diferencë Vangjel Tavon e Partisë Socialiste.

Problematika më kryesore mbi të cilën kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve koalicioni “Bashkë Fitojmë” ishte pamundësia për të votuar e qytetarëve që u kishte skaduar karta e identitetit.

Në ankimim, opozita akuzoi mazhorancën edhe për përdorim të administratës në zgjedhje me “zbarkimin” siç e kanë quajtur ata, të ministrave në ditët e fundit të fushatës apo dhe intimidim ndaj votueseve, bizneseve dhe pronarëve të hotelerisë.

Sipas opozitës, Tavo u favorizua në garë nga institucionet shtetërore. Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve e më tej, nëse do të dërgohet vendimi i KAS, edhe i Kolegjit Zgjedhor i hap rrugë betimit të Vangjel Tavos dhe uljes së tij në karrigen e kryebashkiakut të Himarës.

Lini një Përgjigje