TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Gusht 2024, 21:40

Anijet me mbetje toksike nga Durrësi, Berisha: Heshtja e Ramës tregon se po bën biznes me jetën e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

Anijet me mbetje toksike nga Durrësi, Berisha: Heshtja e Ramës tregon

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me anijet e mbetje toktike të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.

Ai akuzon Ramën duke thënë se heshtja e kryeministrit tregon qartë se është biznes i tij. Sipas tij, Rama po luan me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve përmes biznesit të mbetjeve.

“Miq, përsëri do të kthehem tek anijet fantazmë me helme që u larguan nga Shqipëria dhe që tani enden në detëra se askush nuk i pret dhe Shqipëria, vendi që i nisi hesht si varr, hesht si fija e barit.

Kjo heshtje fsheh krime miqtë e mi.

Kjo heshtje e qeverisë së drogës dhe krimit të Edi Ramës, fsheh krime monstruoze mbi shqiptarët.

Kjo heshtje e akuzon Edi Ramë se ky është direkt biznes i tij. Se ky është biznes me helmet, me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

A nuk je ti, a nuk je ti që për karrigen tënde more përsipër të shkatërrohen në Shqipëri armët e Asadit, akt me të cilin tregove se je i aftë të marrësh çdo vendim, të shkatërrosh çdo jetë në këtë vend, vetëm e vetëm për karrigen tënde, për pasurimin tënd.

Tani pse nuk flet o kriminel. Pse nuk flet? Çfarë janë anijet dhe mbetjet e rrezikshme”, tha Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve.

Lini një Përgjigje