TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 21:20

Adriana Kalaja në sulm ndaj Tabakut, habit Boçi: Nuk shoh asgjë të keqe!

Shkruar nga Pamfleti

Adriana Kalaja në sulm ndaj Tabakut, habit Boçi: Nuk shoh asgjë

Luçiano Boçi nuk sheh asgjë të keqe të akuzat e Adriana Kalasë ndaj Jorida Tabakut. Kjo e fundit po godet fort deputeten më të votuar në PD dhe Boçi pyet sot në “Të Pashoq” mbi këto akuza. Ai tha se nuk sheh asnjë gj të keq aty, pasi ka nga ata që janë emocionale në deklaratat e tyre.

-Si i shihni akuzat e Adriana Kalasë ndaj Jorida Tabakut, se votat i ka siguruar nga Rama me oligarkët për të poshtëruar Berishën?

Në politikë, jemi njerëz që jemi mish e kocka, mendje dhe zemër. Kemi dhe emocion e. Në momente të caktuar mund të bësh deklarata të papërputhshme.

-I bën një herë...

Çdo njeri zgjedh ta bëjë me emocion dhe janë të sinqertë. Disa e bëjnë me më shumë arsyetim. Nuk shoh asgjë të keqe pse u tha dhe pse ka nisur lufta. Ke një opinion dhe thua, nuk ka asgjë. Pra në PD ka njerëz që thonë mendimin e tyre edhe nuk rrinë në rresht.

Lini një Përgjigje